Në Dragash konfiskohen barna pa banderola në një farmaci

Në Dragash konfiskohen barna pa banderola në një farmaci

07 mars 2017 16:31

Njësiti policor në bashkëpunim me Doganën dhe Inspektoratin Komunal kanë bërë një kontroll në një barnatore në Restelicë të Drgashait, pronë e dy të dyshuarve meshkuj të komunitetit goran, bën të ditur policia, transmeton koha.net.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar lloje të ndryshme të barnave pa banderola që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme