Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptarët të parët në Skoci për viktimat e trafikut

Pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në Skoci janë nga Shqipëria, Vietnami dhe Kina.

Këto janë të dhënat e publikuara në një hartë të re të hartuar nga policia skoceze në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transmeton Syri.net. Harta e publikuar në median skoceze “The Herald” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin publik për krimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Krimit të Skocisë, numri i viktimave të raportuar në Skoci për vitin 2016 ishte 150 persona, një e treta e tyre ishin fëmijë.

Skocia ka 3,9 për qind të numrit të viktimave të trafikimit nga 3805 viktima të regjistruara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët janë grupi më i dobët për trafikimin e qenieve njerëzore. Një raport i mëparshëm mbi trafikimin dhe emigrimin e paligjshëm të fëmijëve tregon se shqiptarët kryesojnë në listën e fëmijëve të humbur në sistemin e azilkërkuesve në Britani.

Ndërkohë që emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve po kthehet në shqetësimin kryesor për vende të ndryshme të BE-së.