Vritet gjyqtarja, qëllohet nga ish-bashkëshorti

Vritet gjyqtarja, qëllohet nga ish-bashkëshorti

31 gusht 2017 14:57

Një 39-vjeçare, gjyqtare e shkallës së parë në Shkodër u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Fadil Kasemi 53 vjeç qëlloi mbi gruan e tij, Fildez Kasemi 39 vjeçe, teksa kjo e fundit po lëvizte me një automjet, Mercedes Benz.

Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së kësaj të enjteje, në zonën e " Xhamllikut " në kryeqytetin shqiptar ndërsa autori i krimit është vënë në pranga menjëherë. Policia ka sekustruar edhe armën e krimit ndërsa çifti rezulton i divorcuar dhe gjyqtarja rezulton me urdhër mbrojtjeje, raporton TCH.

Në korrik të 2015, autori i krimit Fadil Kasemi do të arrestohej nga policia pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste Fildezen në sy të fëmijëve në zonën e Golemit.

Sherri mes çiftit kishte nisur pas divorcit ndërsa historia e tyre përfundoi tragjikisht ketë të enjte.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme