Shpallen fajtorë dy policë për keqtrajtim, frikësim e fyerje të një personi në Prizren Foto: Koha / ilustrim

Shpallen fajtorë dy policë për keqtrajtim, frikësim e fyerje të një personi në Prizren

07 mars 2017 11:38

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me inicialët SH.R dhe A.B. nga Prizreni dhe i ka shpallur fajtorë për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” dhe veprës penale “lëndim i lehtë trupor” dhe i shqiptoi dënim unik me gjobë në shumën prej 700,00 (shtatëqind) euro ndërsa për veprën penale lëndim i lehtë trupor shqiptoi dënim me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

Rasti ka ndodhur më datën 07.11.2014 rreth orës 13.30 minuta në Prizren në rrugën “Sheshi i Lidhjes”, kur dy zyrtarët policorë të komunikacionit, duke i keqpërdor detyrat apo autorizimet e tyre, e keqtrajtojnë frikësojnë dhe e fyen rëndë dinjitetin e të dëmtuarit me iniciale M.K..

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme