Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka bërë me dije se Njësitet e hetimeve rajonale pas, një pune intensive të pandërprerë, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshimtin e kërkuar për vrasjen e djeshme në Pejë, me ç’rast është konfiskuar edhe arma tip “PJETRO BERETA” cal: 7.65mm dhe 1 karikator i zbrazët i armës përkatëse me të cilën dyshohet se kryesi e ka përdorur gjatë kryerjes se veprës penale.
“Viktima e këtij rasti është: M.Z. (1978) i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ne vend ngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00 nga njësiti përkatës i (IML) me ç’ rast është dërguar për obduksion në (IML) Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuar në këtë vrasje është: K.H (1979)- i arrestuar mbrëmë orës 22:00 pas arratisjes nga vendi i ngjarjes. I dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahet nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore”, thotë më tej PK.
Hetuesit rajonalë janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale.