Kronikë

Vdes e aksidentuara më 12 gusht

Dje ka ndërruar jetë viktima femër K/Shqiptare, e cila si pasojë e lëndimeve në aksident, ishte duke u trajtuar në QKUK, njofton Policia e Kosovës.

Ajo ishte aksidentuar në fshatin Trudë të Prishtinës, më 12.08.2017, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.