Kronikë

Therje me thikë në Prishtinë

KronikëDje në Zonën Industriale, Prishtinë, ka ndodhur një therje me thikë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ajo ka theksuar është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë të dyshuarin tjetër mashkull K/Shqiptar, transmeton Koha.net.

I plagosuri pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari që kishte përdorur thikën është dërguar në mbajtje.