Kronikë

Gjendet i vdekur në një pusetë i moshuari në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka marr një informatë se më 06.03.2017 rreth orës 21:30 një person (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij, që nga ora 10:30 dhe nuk është kthyer (lajmëruar) më.

Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, “të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në “Xheladin Hana ” në Prishtinë, saktësisht në një pusetë”.

Bëhet fjalë për viktimën Sh. D. 64 vjeç, shtetas i Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti Vdekje në rrethana të dyshimta”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Aktualisht hetuesit rajonalë për hetimin e krimit janë duke punuar me një intensitet të shtuar në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.