Kronikë

Në Gjirokastër sekuestrohen 27 thasë me kanabis

Një sasi prej 146 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës në fshatin Golem.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Mëllëz”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Golem, Gjirokastër, nga shërbimet e policisë u gjetën 27 thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, në trajtën e gjetheve dhe kërcejve.

Pesha totale e lëndës ishte 146 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve.