Në fshatin Perçevë të Klinës është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar dy persona me thikë, duke i lënduar që të dytë, transmeton Koha.net.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë –thikë dy viktimat, burra shqiptarë”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.