Kronikë

Shqiptari dyshohet për vrasjen e një serbi në Vjenë

Pas sulmit vdekjeprurës me thikë, qe ndodhi në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si vrasës.

Ky person, sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA. Ndërsa viktima është një serb 37 vjeçar, pronar i një lokali, shkruan albinfo.ch.

Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari i kishte bërë vajzës që ishte në shoqërinë e të dyshuarit: “çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thënë ai nga ana tjetër e rrugës.

Por kjo deklaratë e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i ishte drejtuar me sharje me konotacion homofob dhe seksual.

Aty kishte nisur debati verbal me sharje e fyerje, teksa kosovari kishte nxjerrë thikën dhe ka plagosur disa herë me thikë 37 vjeçarin.

Tani ai ndodhet ne arrati. 37 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.