Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonë e Bathores. Objektivi ka qenë makina e presidentit të skuadrës së futbollit të Kamzës Naim Qarri.
Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe nuk ka pasur persona në të. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e makinës e tipi “Hamer”, por ky dëmtim ka qenë i vogël pasi dhe sasia e eksplozivit ka qenë e pakët, transmeton rtsh. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pas një telefonate po heton lidhur me shkaqet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetë Qarri ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, ndërsa ka dyshuar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në automjet. Naim Qarri është prej dhjetë vjetësh presidenti i klubit të futbollit të Kamzës dhe ka punuar intensivisht që ajo të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.