Kronikë

Digjet një restorant dhe një veturë në Besi të Prishtinës

Në fshatin Besi të Prishtinës është djegur dje një restorant si dfhe një veturë, e cila ishte e parkuar në oborrin e restorantit.

Policia e Kosovës bën të ditur se zjarri është lokalizuar ndërsa nuk dihen dëmet materiale, transmeton Koha.net.

“Është përfshirë nga zjarri restoranti pronë e viktimës, mashkull shqiptar, dhe një veturë e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e restorantit. Nuk dihet vlera e dëmeve materiale. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatë.