Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mërgimtarit i grabiten 15 mijë euro

Një person është grabitur mesditën e sotme në Korçë teksa kishte shkuar për të këmbyer eurot në para në një pikë këmbimi valutor në Pazarin e Korçës.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje ka mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur edhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se personi i grabitur sapo ishte kthyer nga emigrimi dhe kishte me vete një shumë të konsiderueshme për t’i këmbyer nga euro në lekë, raporton TCh. Raportohet se ai ka deklaruar në polici se shuma që kishte me vete ka qenë 15 mijë euro.

Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për të ndaluar dhe bllokuar personat e dyshuar për këtë grabitje.