Gjetën një granatë dorë, lëndohen dy fëmijë Foto Ilustrim

Gjetën një granatë dorë, lëndohen dy fëmijë

06 mars 2017 15:32

Dy ditë më parë, rreth orës 14:30, dy fëmijë, dhjetë e njëmbëdhjetë vjeç, e kishin gjetur një mjet të dyshimtë, granatë dore, në afërsi të Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Kasterc të Suharekës.

Më pas kishin shkuar në oborrin e njërit nga fëmijët dhe gjatë manipulimit, mjeti i dyshimtë kishte eksploduar duke u shkaktuar lëndime trupore të dyve, transmeton Koha.net.

Për trajtim mjekësor të të lënduarve është përkujdesur Spitali Rajonal i Prizrenit dhe QKUK e Prishtinës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek të gjithë ata që hasin në mjete të dyshimta të mos i prekin ato se janë të rrezikshme, por ta lajmërojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit, pa pagesë, 192.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme