Kronikë

Arrestohet e lirohet sulmuesi i policëve

Në fshatin Shtedim, Podujevë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Ai, njofton Policia e Kosovës, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet në stacion policor për 6 orë, pastaj lirohet në procedurë të rregullt.