Kronikë

Gjenden mjete shpërthyese në tri fshatra

Në fshatin Kishnicë, Graçanicë, dje një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësia policore është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa janë njoftuar njësitë përkatëse që merren me trajtimin e mjeteve shpërthyese, transmeton Koha.net.

Po dje, në Rimanishtë, Prishtinë, njëri ka informuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet i KFOR-it dhe FSK-së, kanë bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident.

Edhe në fshatin Fshaj, Gjakovë , dje një mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka informuar se në lumin Drini i Bardhë, kishte gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident.