Kronikë

Vetura e vjedhur në Prishtinë, sekuestrohet në Vushtrri

Dy ditë më parë policia në Vushtrri ka identifikuar një veturë, e cila ka rezultuar të jetë e vjedhur muaj më parë në zonën e Prishtinës.

Vetura e tipit ‘Mitsubish’, me traga vendore, është vërejtur nga policia se ishte e parkuar në afërsi të një zone banimi në Vushtrri. Pozita e parkimit të veturës ishte indikacion dyshimi për të ndërmarrë veprime të mëtejme policore.

Pas veprimeve të para hetimore, është vërtetuar se automjeti i tipit “Mitsubishi” ishte automjeti i raportuar si i vjedhur disa muaj më parë në zonën e Prishtinës, ka konfirmuar Avni Zahiti, zyrtar për Informim publik në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Hetuesit policorë në Vushtrri, në bashkërendim me hetuesit në kuadër të DRP-së në Prishtinë, pas procedurave të nevojshme të verifikimit, veturën në fjalë ia kanë kthyer pronarit legjitim.

Hetuesit policorë vazhdojnë hetimet e tyre në kërkim të kryesve të këtyre akteve dhe sqarimit të rrethanave të raportuara.