Kronikë

Aksident në qendër të Prishtinës

Para pak minutash, në qendër të Prishtinës, më saktësisht tek selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy vetura.

Një lexues i Koha.net ka dërguar disa fotografi ku shihen të pranishëm edhe njësitë policore, megjithatë nuk dihet nëse ka të lënduar.

Portali Koha.net ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës përmes telefonit por qasja ishte e pamundshme.

Image