Kronikë

Asgjësohen 542 rrënjë kanabis në Skrapar, ndalohet kryeplaku i fshatit

Descriptive Text

Në fshatin Gurazezë të Skraparit, në pyllin e Gjonbashit, në toka të hapura rishtas u gjetën të kultivuara 542 rrënjë kanabis sativa.

Policia bën me dije se bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra lartësi. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Seksioni për krimet ka bërë ndalimin e shtetasit Sefer A., 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë të Shqipërisë, me detyrë kryeplak i fshatit, për moskallzim krimi. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.