Kronikë

Vdes shoferi që pësoi sulm në zemër e humbi kontrollin mbi makinën

Descriptive Text

Një aksident tragjik është regjistruar në vendin e njohur si Qafa e Duhles në Prizren, më 18.08.2017, rreth orës 01:30.

“Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel me targa lokale, dyshohet për shkak te një sulmi kardiak ka humbur kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.