Kronikë

Punëtori rrëzohet nga kati i dytë, merr lëndime trupore

Policia e Kosovës ka raportuar se në Gjilan, më 18.08.2017, në orën 17:10, ka marrë informatën se një punëtori në ndërtimtari i është rrezikuar vendi i tij i punës.

“Viktima mashkull shqiptar deri sa ishte duke punuar në një objekt ka rënë nga kati i dyte me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e ka regjistruar rastin si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Siguria në punë në Kosovë mbetet në nivel të ultë. Kujtojmë se vetëm në muajt e parë të vitit 2017 kanë ndërruar jetë gjashtë vetë.