Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Shashkovc, burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka shkuar në Shashkovc të Prishtinës, pasi është lajmëruar se atje burri ka rrahur gruan, e cila për lëndimet e marra ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Viktima femër shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj – i dyshuari mashkull shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një rast i dhunës familjare është regjistruar edhe në Gjilan.

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.