I çoi mikut të burgosur drogë, mbetet vetë në burg Foto: Koha / ilustrim

I çoi mikut të burgosur drogë, mbetet vetë në burg

06 mars 2017 11:48

Një person deshi dje ta furnizojë mikun e vet, që po vuante dënimin në burg, me drogë, por përfundoi vetë në burg.

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm, bën të ditur se dje, në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, një person që kishte shkuar për të vizituar mikun e tij, i cili aty po vuante këtu dënimin, u ndal nga policia, pas iu gjet drogë që deshi t’ia çonte aty atij, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, K/shqiptar, pasi që ai gjatë një vizite të një miku të tij, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese, ka tentuar t’i japë lëndë narkotike”, thuhet në raport, i cili saktëson se ngjarja kishte ndodhur dje në orën 15:30, në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme