Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb kontrollin mbi automjetin, aksidentohet dhe pëson lëndime

Policia e Kosovës, Njësitet e Trafikut rajonal, janë njoftuar për një aksident trafiku me lëndime të ndodhur në rrugën Gjilan – Kamenicë, më 14.02.2017, në ora 18:00.

Nga hetimet e para besohet se deri te vetaksidenti ka ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës “Fiat Punto” me targa 06, shqiptar shtetas i Kosovës, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del jashtë rruge dhe pëson lëndime trupore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë e përplasjes së mjetit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa rasti shkon në Gjykatën përkatëse. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.