Kronikë

Aktakuzë për vrasje në tentativë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre të akuzuarve për vrasje në tentativë në këtë qytet.

Prokuroria njofton se i akuzuari R.XH. më 20 maj të këtij viti, së bashku me prindin e tij B.XH. për shkak të një mosmarrëveshje për një rrugë afër shtëpisë, kishte goditur dy herë me thikë personin me inicialet A.S. i cili kishte marrë lëndime të rënda trupore.

“Me këto veprime i akuzuari R.XH., ka kryer veprën penale, vrasje në tentativë, nga neni 178, lidhur me nenin 28, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndërsa, për të akuzuarin B.XH. është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale, pjesëmarrje në rrahje.

Për të akuzuarin A.S., është ngritur aktakuzë për veprat penale, lëndim i rëndë trupor dhe lëndim i lehtë trupor.