Vlorë, mbytet një tjetër i mitur Foto: Koha / ilustrim

Vlorë, mbytet një tjetër i mitur

16 gusht 2017 19:12

Një tjetër fëmijë është mbytur teksa po lahej në bregdetin e Vlorës.

Mësohet se i mituri ka qenë i shoqëruar nga e ëma, por për një moment ai i ka humbur shikimit të saj duke hyrë në thellësi, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Pavarësisht ndihmës nga pushuesit e tjerë, ndërhyrja ka qenë tepër vonë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme