Kronikë

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan

Descriptive Text

Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.