Në pikë të ditës gjuan me armë në aheng familjar në Vushtrri

Në pikë të ditës gjuan me armë në aheng familjar në Vushtrri

05 mars 2017 21:17

Në mesditën e sotme, Policia në Vushtrri ka konfiskuar një pushkë automatike.

Konfiskimi i armës siç njofton policia është bërë në njërin nga fshatrat e Vushtrrisë, në një aheng familjar.

Përveç konfiskimit të armës është intervistuar personi i cili dyshohet se ka shtënë me armë, ku ndaj tij është iniciuar rast për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme