Më datë 12.08.2017 rreth orës 02:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është urdhëruar kontrollimi i një objekti (diskoteke) që gjendet në zonën Industriale në Prishtinë, ZoneClub.
Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka specifikuar detyrimet për policinë, si dhe afatin e realizimit të urdhëresës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrdhëresa është lëshuar me datën 11.08.2017, dy ditë pas raportimit të një rasti ‘Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm’, i cili ka ndodhur po në të njëjtin lokacion (Diskotekë), ku u lënduan katër persona. (Në këtë rast është përdorur arma e zjarrit).
Plani operativ është udhëhequr nga hetuesit e stacionit policor Jugu të mbështetur edhe nga Njësiti Speciale Operative si dhe Njësiti për gjurmim me qenë K9, të cilët kanë bërë kontrollimin e objektit si dhe personave që gjendeshin në atë lokacion dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ilegale.
Gjatë operacionit njësitet policore janë ballafaquar me mosbashkëpunim dhe sjellje arrogante nga ana e dy personave të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin ndaj tyre janë iniciuar rastet Moszbatim i urdhrave te personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe Sjellje arrogante.
Pas kompletimit të gjitha veprimeve të nevojshme procedurale ndaj të shoqëruarve ne stacion, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt si dhe pas kryerjes së të gjitha bastisjeve të parapara, operacioni është konsideruar i përfunduar rreth orës 05:00 të datës 11.08.2017 .
“Duke parë publikimet qe po qarkullojnë ne rrjete te ndryshme sociale, rreth këtij operacioni, dëshirojmë që të ju sigurojmë se Policia e Kosovës është institucion që ushtron autorizimet dhe kryen detyrat në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në ligjet e tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës, gjithmonë me synim që të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat”, thuhet në komunikatë.