Nga një muaj paraburgim dy personave që tentuan t’i bashkëngjiteshin luftës në Siri Foto: Ilustrim

Nga një muaj paraburgim dy personave që tentuan t’i bashkëngjiteshin luftës në Siri

13 gusht 2017 14:14

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovësmbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se dy të pandehurit, me qëllim që t’i bashkohen konfliktit të armatosur dhe inkuadrimit në kuadër të grupeve terroriste në Siri dhe Irak, me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pikëkalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

“Me dt.28.07.2017 forcat turke të sigurisë, gjatë monitorimit të zonës kufitare me Sirinë, kanë ndaluar të pandehurit A.D dhe K.B të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar të hynë në territorin e Sirisë”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Koha.net.

Me këto veprime, Gjykata dyshon se të pandehurit A.D dhe K.B kanë kryer veprën penale nga neni 3 par.3 të Ligjit 5/L-002 për Ndalimin e Bashkimit në Konfliktet e Armatosura Jashtë Territorit të vendit në Tentativë lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme