Vdes këmbësori në një aksident në autostradë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij Foto: Ilustrim

Vdes këmbësori në një aksident në autostradë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

12 gusht 2017 21:29

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet, identiteti i të cilit është i paditur.

Përmes një komunikate për media Policia thotë se dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, transmeton Koha.net.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij:

Mosha: 30-40 vjeçar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kafenjtë,

Veshja: farmerka të kaltra, bluzë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorape të zeza.

“Policia e Kosovës njofton dhe njëherësh kërkon nga të gjithë qytetarët se kushdo që ka informacione apo e njehë personin me përshkrimin në fjalë të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme