Pesë të lënduar në aksident trafiku në dalje të Prishtinës

Pesë të lënduar në aksident trafiku në dalje të Prishtinës

12 gusht 2017 19:16

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Trudë të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 17:50, ishin të përfshira dy vetura.

“Në Trudë ka ndodhur një aksident në të cilin janë lënduar pesë persona. Të lënduar janë dërguar për tretman në QKUK. Në aksident ishin të përfshira dy vetura”, ka thënë Krasniqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme