Kronikë

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Descriptive Text

Një person është goditur për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Koha.net ka konfirmuar se një burrë është shkelur në autostradë, dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Sipas tij aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. Ndërsa viktima është i ditëlindjes 1966.

“Një burrë ka ndërruar jetë pasi është shkelur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ rreth orës 17:00. Ai ishte i ditëlindjes 1966”, ka thënë ai.