Një i sëmurë mendor i pret kokën një 66-vjeçari në Këlcyrë Foto: Ilustrim

Një i sëmurë mendor i pret kokën një 66-vjeçari në Këlcyrë

05 mars 2017 15:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një person me çrregullime mendore ka masakruar me thikë një 66-vjeçar.

Alban Voda i ka prerë kokën fqinjit të tij në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uji i Mirë, në njësinë administrative Sukë, ndërsa autori i krimit monstruoz mësohet se është një ish-komando i ushtrisë, raporton TopChannel.

30-vjeçari Alban Voda ka qenë dy herë me mision në Afganistan, ndërsa dy vitet e fundit ka shfaqur çrregullime mendore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme