Një muaj arrest shtëpiak sulmuesit të zyrtarëve policorë

Një muaj arrest shtëpiak sulmuesit të zyrtarëve policorë

11 gusht 2017 15:40

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Atmaxhë Komuna e Prizrenit me iniciale B.G, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 08.08.2017, rrethe orës 21:30 minuta në rrugën “Ankaraja “ i pandehuri pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare,në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor të dëmtuarit me iniciale I.S dhe A.K. njësia e trafikut rajonal në Prizren gjatë patrullimit në rrugën “Ankaraja” vërejnë të pandehurin me automjetin Opel Vectra i cili hynë në rrugën njëkahshe , me ç’rast të dëmtuarit duke përdorur dritat vezulluese dhe alarmin i janë vu në ndjekje të automjetiti i cili kishte bërë kundërvajtje .

I pandehuri nuk ndalet po e rrit shpejtësinë , derisa kur të vij në rrugën Zahir Pajaziti arrin ta ndalojnë, i njëjti duke mos i përfill urdhrat e zyrtarëve policor, ka filluar rezistimin në mënyrë aktive pa i kontrolluar veprimet e tij, duke i sulmuar dhe fyer me fjalë .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme