Kronikë

Vozitësi godet qëllimisht policin me derë të veturës

Në rrugën :”Migjeni” në Prishtinë, një polic ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një person me derën e veturës, njofton PK .

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ka qenë në lëvizje me automjet dhe është ndaluar nga njësiti policor, në shenjë revolte fillimisht ka refuzuar të prezantojë dokumentacionin personal e më pas me derën e veturës ka goditur zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.

Të njëjtit i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.