Arrestohen tre të mitur për vjedhje në Pejë Foto: Ilustrim

Arrestohen tre të mitur për vjedhje në Pejë

05 mars 2017 12:01

Policia e Kosovës bën të ditur sa ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër të mitur në Pejë me dyshimin se kanë kryer vjedhje.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e prindit dhe punëtorit për punë sociale. Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa ndalim policor prej 24 orëve”, thotë PK, transmeton Koha.net.

PK gjithashtu thotë se të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme