Kronikë

Në Istog gjashtë të lënduar në aksident trafiku

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Istog.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Zallq, në të cilin ishin përfshirë një traktor dhe një veturë, transmeton Koha.net.

Në këtë aksident janë lënduar pesë burra dhe një grua, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia thotë se është duke e hetuar rastin.