Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitarë, me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur “Sekiraqa” në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.
Policia Kufitare, sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, thuhet të ketë ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës, “rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thotë Policia e Kosovës.
Personat e ndaluar janë:
M. P. 1990 M Serb
Z. P. 1969 M Serb
Y. P. 2002 F Rus
O. K. 1977 F Rus
E. P. 1974 F Rus
E. P. 1975 F Rus
A. K. 1974 M Rus
G. P. 1966 M Serb
M. M. 1980 F Serb
A. P. 1975 M Rus
V. P. 1991 F Serb
“Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar njoftimi i Policisë së Kosovës.