Tentoi të shpëtonte mbesat, mbytet 55-vjeçarja në Drinin e Zi

Tentoi të shpëtonte mbesat, mbytet 55-vjeçarja në Drinin e Zi

08 gusht 2017 17:36

Një 55-vjeçare është mbytur ditën e sotme në lumin Drin i Zi, në njësinë Shupenzë, Shqipëri.

Mësohet se shtetasja F.D është futur në lumë për të shpëtuar mbesat e saj të mitura O.D, 8 vjeçe, O.D, 4 vjeçe.

Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas është futur shtetasja F.D, rreth 55 vjeçe, për t’i shpëtuar por për pasojë është mbytur. Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit, raporton Tch.

Shtetasja F.D, është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, por pa shenja jete.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme