Edhe një i vdekur nga shpërthimi në Velipojë

Edhe një i vdekur nga shpërthimi në Velipojë

07 gusht 2017 12:07

Ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë, ku kishte shkuar për mjekim, djali i biznesmenit të hotelit në Velipojë, Hektor Zenuni.

Pronari i lokalit në Velipojë, Besnik Zenuni, 55 vjeç ka ndërruar jetë disa ditë më parë në Spitalin e Traumës në kryeqytet pasi nuk mundi t’i rezistonte djegieve të mëdha që mori në trup, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ndërkaq, mësohet se djali i tij 33-vjeçar nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të djegies që mori nga shpërthimi i gazit në ambientet e biznesit të babait të tij në plazhin e Velipojës, ndodhur më datë 28 korrik.

Hektor Zejnuni u dogj në 70% të trupit teksa u fut në depo për të shpëtuar të atin në kohën që shpërthyen flakët, duke marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme. Të dy u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndërroi jetë i ati, Besnik Zejnuni, ndërkohë që i biri u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme