Kronikë

Vdes një 64-vjeçar në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes uebfaqes ka njoftuar se sot, më 06.08.2017, në Shërbimin Spitalor të Q.K. Dubravë, ka ndërruar jetë i burgosuri F. B, i lindur më 30.04.1953.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Stacionarit të Q.K. Dubravë, K.F . F.B. ka qenë i dënuar 3 vite burgim për veprën penale "Dhunim në tentativë", thuhet në njoftim.

Siç njofton Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i ndjeri ka qenë i diagnostikuar me shumë sëmundje dhe komplikime të natyrës respiratore, kardiake, diabetike dhe deri te amputimet e fundit të pjesëve të gjymtyrëve. Diagnoza e fundit e përcaktuar ka qenë insuficiencë kardio-respiratore.

I ndjeri kishte bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për shkaqe shëndetësore por ende nuk kishte pranuar vendimin nga Gjykata përkatëse.