Kronikë

Një i vdekur nga dy aksidente në Ferizaj

Descriptive Text

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë me dije se në rajonin e Ferizajt gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy aksidente komunikacioni.

Aksidenti i parë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt, në orën 18:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi i njëjti nga pakujdesia gjatë vozitjes së automjetit e godet personin mashkull K-shqiptar i cili ishte me motoçikletë. Ne vendin e ngjarjes nga mjeket e ndihmës se parë është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Koha.net.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Aksidenti tjetër raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, në orën 12:10.

“Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/shqiptar i moshës së mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thotë Policia, duke mos treguar për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.