Kronikë

Gjenden në Mitrovicë të veriut dy vetura të vjedhura nga grupi Bytyqi-Rama

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren, në vazhdën e hetimit të vjedhjeve të kryera nga grupi tanimë i arrestuar Bytyqi-Rama, janë zbuluar detaje të reja edhe për dy vjedhje të veturave që patën ndodhur me datën 15 dhe 18 janar në Prizren dhe bëhej fjalë për një veturë të llojit Opel Kadet GSI dhe një Golf III.

“Janë gjetur pjesë të këtyre dy veturave në Mitrovicën Veriore në pronësi të një të dyshuari i cili automjetet e vjedhura i kishte shitur për pjesë”, thekson Policia, raporton Koha.net.

Policia i ka sekuestruar këto pjesë dhe pas ekzaminimeve të nevojshme do t’i përdor në cilësi të provës materiale kundër të dyshuarve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.