Shqiptari me shtetësi të huaj kërcënon me armë në Zhegër bashkëkombësin

Shqiptari me shtetësi të huaj kërcënon me armë në Zhegër bashkëkombësin

04 gusht 2017 13:19

Në fshati Zhegër të Gjilanit, dje, më 3 gusht ka ndodhur në grindje mes dy personave, që të dy shqiptarë të Kosovës, njëri me shtetësi të huaj. Ndërsa në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës nuk jepen motivet e kësaj grindjeje, sqarohet se njëri prej tyre ka kanosur tjetrin me armë zjarr, i cili pasi është intervistuar nga organet hetuese, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në raport njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar me nënshtetësi të huaj, i cili pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar. Nga i dyshuari, thekson raporti, është konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator me 16 fishekë të cal. 9 mm me leje valide.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme