Kronikë

I mituri plagos bashkëmoshatarin në Prishtinë

Descriptive Text

Mbrëmë në rrugën “Emrush Miftari” në Prishtinë, është raportuar për një plagosje rreth dy të miturve.

Në raportin policor thuhet se viktima, në këtë rast i mitur, është plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij.

Viktima, më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësiti policor ka konfiskuar armë “Zastava” me tre fishekë , ndërsa në cilësi të të dyshuarit është intervistuar gjyshi i të dyshuarit i cili ishte pronar i armës.

Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.