Kronikë

Në rrethana të pasqaruara theret me thikë një i ri në Mitrovicën e veriut

Persona të panjohur kanë sulmuar me thikë të riun shqiptar B.I. rreth 17 vjeçar, i cili pas trajtimit në spitalin e jugut të Mitrovicës, është lëshuar në shtëpi, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:40 në rrugën e ‘Kolashinit’, përkatësisht afër Fakultetit Ekonomik në veri të Mitrovicës.

“Disa të rinj që dyshohet të jenë serbë, kanë sulmuar me thikë mbrëmë B.I. 17 vjeçar të nacionalitetit shqiptar, me ç’rast përveç lëndimeve tjera, i kanë shkaktuar edhe prerje në dorën e majtë. Për shkak të pamundësisë së marrjes së deklaratës nga viktima, në konsultim me prokurorin e shtetit viktima është lejuar të shkojë në shtëpi, në mënyrë që sot të japë deklaratën e tij në polici rreth këtij incidenti”, kanë thënë burimet.