Kronikë

Katër të lënduar në aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur afër Suharekës, ndërsa në aksident ishin të përfshira tri automjete, transmeton Theranda Post.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit nga Suhareka dhe institucioneve tjera emergjente.