Kronikë

Vjedhin 6 shtylla prej të cilave marrin bakër, arrestohen dy

Në fshatin Prelez të Ferizajt janë arrestuar dy burra pasi kanë vjedhur 6 shtylla të metalta prej të cilave kanë nxjerr 33 kg bakër, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shqiptarë, pasi kanë vjedhur gjashtë shtylla të metalta nga të cilat kane nxjerr 33 kg bakër”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.